Leximi i një libri është forma më e mirë për të marrë informacion, gjithashtu ajo ndihmon në formimin dhe pasurimin e fjalorit. Por çfarë ka ndodhur kohët e fundit? 

Me zhvillimin shumë të shpejtë të shoqërisë duket se bota është drejtuar drejt smartphon-ëve dhe laptopit, në vend që të lexojnë një libër. Me të vërtetë që interneti jep informacion të shpejtë, por asnjëherë nuk mund të krahasohet me leximin e një, dhe kurrsesi nuk merr benefitet që libri të jep. 

Ata që lexojnë libra shfaqin aftësi më të mira në të menduar, nuk kanë ndrojtje nga fjalimet publike dhe artikulojnë qartë mendimet e tyre. Nëse gjatë ditës nuk keni kohë të shfletoni një libër, kushtojini leximit vetëm 6 minuta nga koha juaj dhe përfitimet do të jenë mahnitëse. Një studim nga hulumtuesit e Universitetit Sussex-it 2009 tregoi se gjashtë minuta lexim përpara se të flini zvogëlon stresin me 68%. Lëreni celularin, tabletin apo laptopin dhe merrni një libër. Jo vetëm që do të ndiheni më të qetë , por me shumë gjasa pas pak kohësh do të ndiheni më zgjuar !!