Jeni shtatzënë dhe mezi prisni të zbuloni seksin e fëmijës suaj. Ekziston diçka që mund t’jua tregojë që në muajt e parë, pa ardhur momenti i bërjes së ekos që e zbulon një gjë të tillë.

Hyperemesis gravidarum (HG) është gjendja në të cilën gratë shtatzëna, përjetojnë përzierje stomaku të rënda që shoqërohet me të vjella të shumta, në raste të caktuara edhe 50 herë në ditë. Sipas një studimi në Suedi, gratë që e përjetojnë një gjë të tillë, me shumë gjasa janë në pritje të një vajze. Në studim janë përfshirë 1.65 milion gra shtatzëna dhe 56% e tyre kanë lindur vajza.

Megjithatë HG-ja prek shumë pak gra në vit, duke e bërë një fenomen relativisht të rrallë.