Policia e Durrësit ka dhënë sot detajet dhe rezultatet e aksionit që ndërmori një natë më parë në rrugët kryesore të qytetit, në kuadër të një zbatimi plani masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.
Si rezultat, u kontrolluan 250 mjete, u arrestuan në flagrancë tre shtetas, u ndaluan tre shtetas të shpallur në kërkim dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të tjerë. Gjithashtu, u sekuestrua kanabis sativa.
Dy prej personave të arrestuar u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër akuzohet për vjedhje. Një nga të arrestuarit është një vajzë 25 vjeçe, e cila në mesnatë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me raklamat e një karburanti në autostradë.
AKSIONI POLICOR
TË ARRESTUARIT
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, kanë vijuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.
Janë kontrolluar 250 mjete.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, arrestuan në flagrance dy shtetas, konretisht:
1. G. Gjoka 30 vjeç, banues në Durrës.
Gjoka, në rrugën “Aleksandër Goga”u kap nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip “KIA” në gjendje të dehur.
2. S. Dervishi 25 vjeçe, banuese në Durrës.
Dervishi, më datë 10.04.2017, rreth orës 23:40,në autostradën Durrës – Tiranë, te një karburant, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij.
Për pasojë është dëmtuar vetë shtetësia e mësipërme, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë testit të alkoolit reultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Granit Gjoka dhe
• “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Sadjona Dervishi.
—————
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• A. Murrizi 46 vjeç, banues në Durrës.
Murrizi, në lagjen nr.7, Durrës, ka vjedhur shtetasen E.M. 42 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
——————
TË NDALUARIT NË KËRKIM
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim:
1. K. Zotolli 36 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me Vendimin Nr.151, datë 03.04.2017, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar në nenin 238/a/ 2 të Kodit Penal.
2. F. Kolaveri 38 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të tij, Gjykata e Apelit Tiranë, me Vendimin Nr.424, datë 07.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/ 4 të Kodit Penal.
3.B. Çuni 46 vjeç, banues në Armadh, Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar më datë 03.04.2017, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe
•43 fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
———————–
PROCEDIMI PENAL
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
1. Xh.K. 22 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen nr.14, gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
2.V.K. 30 vjeç, banues në Dibër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar në nenin 199/a të Kodit Penal.
Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku nuk do të ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.





