Ajo që është interesante gjatë ndeshjes Teuta-Bylis, fakti që duhani nuk lejohet poshtë në pankinën ku qëndrojnë futbollistët, por këtë ndoshta nuk e di stafi i ballshiotëve, ku një prej anëtarëve u kap nga kamera duke tymosur një cigare ngjitur me lojtarët e stolit.

Pikante të tjera janë protestat e shumta nga Egbo i cili i bërtet arbitrit të ndalë lojën kur një lojtar i tiji është i shtrirë. Ndërkohë nga ana tjetër, Martini udhëzon gjatë gjithë kohës futbollistët e tij dhe Peposhit i drejtohet një moment: “Pepo, ku shkon ore? Te zona jote, aty je mirë”, dëgjohet në stadiumin “Niko Dovana”, trajneri shkodran.

Ndeshja Teuta-Bylis iu besua gjyqtarit të ri Dorian Maletaj i cili kishte si asistentë Ani Koçiaj dhe Gerald Cenolli. Një rast ishte për moviolë në këtë takim dhe bëhet fjalë për atë gol të anuluar për Bylisin ku asistenti sinjalizoi me ngritjen e flamurit, pozicionin më të avancuar të Uallisonit. Edhe pas rishikimit në VAR, gjyqtari merr udhëzimin se braziliani ishte në pozicion të parregullt.