-Rreth 400 tifozë kanë ndjekur ndeshjen mes Teutës dhe Egnatias.
-Mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi, e nisi nga stoli kundër ish-skuadrës së tij, Teutës, ku ka fituar gjithçka. Në momentin që u fut në pjesën e dytë, nuk munguan ngacmimet e tifozëve ndaj mesfushorit. Si trajner te rrogozhinasit është durrsaku Edlir Tetova, ndërsa edhe Musta që shënoi golin e barazimit 2-2, ka luajtur me Teutën.
– Ka përqafime të shumta mes lojtarëve kur të dyja ekipet mbërrijnë në stadium, duke e bërë atmosferën shumë miqësore. Edhe dy presidentët, Hasanbelliu dhe Demrozi, e ndoqën ndeshjen pranë njëri-tjetrit.
-Trajneri Edi Martini ka qëndruar në këmbë gjatë gjithë takimit dhe në disa momente ka qenë nervoz me të tijtë.
-Në cepin e djathtë të tribunës qendrore kishte një grup tifozësh nga Rrogozhina, që u dëgjuan më shumë në momentet e golave.
-Peposhi, që pasi driblon Mëllugjën në hyrje të zonës, rrëzohet në momentin që ky i fundit i vendos të dyja duart në trup, duke ia prishur ekuilibrin për të vijuar inkursionin drejt portës. Hamiti vijon lojën, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për Teutën. Sistemi VAR nuk ndërhyri.