Ndeshja midis Skënderbeut dhe Teutës dhuroi emocione, sidomos në pjesën e dytë. Ja disa nga momentet më pikante të sfidës.
-Tifozët korçarë iu përgjigjën apelit të klubit për të mbështetur ekipin e zemrës nga shkallët e stadiumit në këtë moment delikat. Të pranishëm në stadium ishin rreth 1000 tifozë.
-Në momentin e golit të barazimit nga Bismark, lojtarët e Skënderbeut vrapuan të merrnin topin e ndalur në rrjetë, por para tyre e rrëmbeu mbrojtësi Simeu, i cili e mbrojti me shumë forcë dhe askush nuk mundi t’ia merrte.
-Britmat e trajnerit Bledar Devolli, i cili gjatë gjithë kohës mundohej të orientonte të tijtë, duket se “bezdisën” pak tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu”, ku të pranishmit e ngacmuan herë pas here.