Teuta-Tirana nuk mblodhi në stadiumin “Niko Dovana” as 1 mijë tifozë. Një prani e paktë, duke pasur parasysh rivalitetin që kanë pasur skuadrat, por që tani ndodhen në luftë për mbijetesë në elitë.
- Teuta duhet të luante me blu, ndërsa Tirana me fanella të bardha, por ndodhi e kundërta. Skuadrat patën përplasje me fanellat, por dy orë para ndeshjes, pas diskutimeve me delegatin dhe arbitrin, u vendos që Teuta të luante me të bardha, pasi fanella rezervë e Tiranës kishte ngjyra të ngjashme me ato të durrsakëve. Kësisoj, Teuta hapi rrugë.
- Pas disa portestash të tranjerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi, për të ndëshkuar me kartonë lojtarët e Teutës, arbitri Kreshnik Cjapi i afrohet duke i thënë: “Nëse flet më, do të ndëshkoj ty me të verdhë”.
- Mbrojtësi anglez i Teutës, Daniel Simeu, gjeti golin e parë në Superiore. Lojtari, edhe pse mes dhimbjesh në gjurin e këmbës së djathtë, sakrifikoi shumë dhe luajti gjithë pjesën e parë. Në fillimin e së dytës, anglezi u zëvendësua, pasi stafi nuk donte të rrezikonte.
- Në mesin e pjesës së pare, disa lojtarë rezervë të Teutës dolën në nxemje, aty ku Arbër Çyrbja u drejtohet shokëve në fushë: “Qetë, çuna, do dalë goli”.
- Kontestime të shumta nga tifozëria e Tiranës në tribunë. “O Shkëmbi, hiqe more atë Prengën”, dëgjoheshin tifozët e pakënaqur me sulmuesin.