Një ndeshje e luftuar, e mbushur me emocione dhe detaje pikante që i dhanë hijeshi këtij barazimi mes Teutës dhe Vorës.gdfdf-Teuta rikthehet të luajë në “Niko Dovana” pas plot 4 muajsh, që nga përballja e fundit me Egnatian sezonin e kaluar.
-Në stadium ishin të pranishëm shumë ish-lojtarë të Teutës ndër vite, duke i dhënë edhe më shumë emocion atmosferës.
-Klubi durrsak organizoi një event të veçantë përpara ndeshjes, me këngë, valle dhe një pankartë gjigante në shkallët e tribunës ballore, ku shkruhej “KF Teuta”. Organizim për notën 10!
-Atmosfera ishte elektrizuese falë tifozëve durrsakë, të cilët krijuan një zjarr të vërtetë në shkallët e stadiumit.
-Tifozët e Vorës protestuan gjatë lojës, duke i bërë thirrje trajnerit Bellai: “Fut Tabakun, o profe, se na lodhe!”. Dhe më pas Tabaku, sapo hyri, i shpërbleu duke shënuar golin e barazimit.
-Të dy trajnerët ishin tepër impulsivë gjatë gjithë kohës, duke reaguar me nervozizëm ndaj lëvizjeve të gabuara të mbrojtësve.
-Pas rastit të humbur nga Fadairo në pjesën e parë, stoli i Teutës mbeti i ngrirë, duke besuar se topi do të përfundonte në rrjetë.
-Nga ana tjetër, paniku i Bellait u dëgjua qartë në fushë: “O Vrapi, po shkoj mor djalë! Mos qëndro aty, bëj presion kur merr topin!”.





