Edi Martini që jep spektakël dhe Torraj që mbulohet nga gjaku, sfida Teuta-Elbasani kishte momentet e saj pikante:

* Pas mbjelljes, fusha e “Niko Dovana”-s dukej në gjendje perfekte.

* Disa minuta përpara fillimit të ndeshjes Ergis Arifi ishte preferuar titullar, por mesfushorin e kap temperatura dhe Mingos merr vendin.

* Edi Martini ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari Cjapi dhe pjesën e dytë zgjedh një mënyrë brilante për t’i dhënë udhëzime lojtarëve të tij. Trajneri shkon në tribunën përballë me tifozët dhe që aty bërtet duke drejtuar ekipin.

* Në minutat e fundit, Torraj merr një goditje në hundë dhe lojtari i Teutës mbulohet nga gjaku në fytyrë. Loja ndalon dhe menjëherë stafi mjekësor mundohet t’i ndalojë hemorragjinë.

* Në fund ka protesta nga “Tigrat Verdheblu” që u drejtohen lojtarëve: “Ik, ik”, ndërsa më pas kur futbollistët afrohen, ata konsumojnë një bisedë me tifozët.