Ndeshja mes Teutës dhe Dinamos në stadiumin “Niko Dovana” u ndoq nga shumë tifozë dhe ofroi momente të veçanta, mes humorit, tensionit dhe festës. Momente që treguan se futbolli në Durrës nuk është vetëm lojë, por edhe spektakël i emocioneve dhe humorit.
-Ka përqafime të shumta midis lojtarëve që kanë luajtur së bashku në skuadra të ndryshme, por tani veshin fanellat e Teutës dhe Dinamos.
-Të dy trajnerët ishin shumë impulsiv gjatë gjithë ndeshjes dhe shfaqën pakënaqësi për veprimet e lojtarëve të tyre në mbrojtje. -Në minutat e para, trajneri Dobi i tha lojtarëve të tij: “Hajde çuna, dalim para dhe luajmë me shpejtësi topin.”
-Kotobelli bëri edhe “trajnerin” në fushë te Teuta, duke këshilluar vazhdimisht shokët e ekipit, sidomos dyshen Zogos-Doka, për t’u treguar më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse.
-Nga tribuna dëgjohej Devolli duke thënë: “O Tom, po shkoj mor djalë, mos qëndro aty, bëj presion kur merr topin,” duke këshilluar sulmuesin të jetë më aktiv.
-Nuk munguan as “trajnerët” në tribunë, të cilët shpesh jepnin udhëzime për lojtarët në fushë, duke i çorientuar herë pas here.
-Tifozët përdorën ironi: “Hajde shtyjeni edhe këtë ndeshje mo, se nuk luan Aliji prapë”. Mbrojtësi i Dinamos mungoi për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen Elbasani-Dinamo
-Një tjetër koment nga tribuna: “O Lir Daja, po futu vetë në fushë, më mirë se ekipi e ke të lodhur.”
-Në fund të ndeshjes pati edhe tension; trajneri Daja shkoi të kërkonte llogari nga Jorgji, ndërsa stafi e tërhoqi trajnerin, i cili ishte i revoltuar.





