Tirana është mposhtur nga Teuta në javën e 35-të të Superiores. Një gol i pjesës së dytë mjaftoi për fitoren e durrsakëve që siguruan mbijetesën. Ndeshja ka pasur disa pikante që nuk u panë në TV. Ja disa prej tyre:

-Situata pas ndeshjes ishte e nxehtë në “Arena Kombëtare”. Tifozët bardheblu bllokuan hyrjen e stadiumit pas përfundimit të ndeshjes. Në fillim ata kërkuan që lojtarët të vinin pranë tyre, duke thirrur emrin e Përgjonit. Më pas, ata lanë tribunën dhe u dyndën te hyrja e “Arena Kombëtare”. Pas 10 minutave zhurmë, largohen si të mos kishte ndodhur asgjë, të shoqëruar nga policia. Skuadra vonohet mbi një orë për të dalë nga stadiumi.

-I vetmi lojtar që shkon dhe u kërkon falje tifozëve është Bajroviçi. Ai u përulet përkrahësve pas ndeshjes.

-Në këtë ndeshje, veç të pranishmëve të zakonshëm, ishte edhe Kristal Abazaj, i cili në këtë moment është pa ekip. Futbollisti ka bërë një ndërhyrje në hernien diskale dhe për momentin është pa ekip.

-Mbi 5500 mijë tifozë ishin të pranishëm për të ndjekur takimin e së shtunës mes Tiranës dhe Teutës. Një ndeshje që u kthye në tragjedi për bardheblutë, të cilët humbën ndaj durrsakëve.

-Te Tirana hallakaten te zëvendësimet e Micit dhe Haxhiut, ndaj Markut dhe Bajroviçit. Ngatërrohet lojtari që duhet të dilte nga fusha, por në fund vendosin që të futet Marku.

-Tifozët shpërthejnë në stadium. Pas pësimit të golit, stadiumi brohoret “Refik Halili, ik nga Tirana!” Një situatë që vazhdon 3-4 minuta. Presidenti nuk “tutet”, por në fund të ndeshjes largohet menjëherë nga stadiumi.

-Te penalltia e marrë e Tiranës ka një rast të veçantë. Në fillim gjyqtari jep anësore për Teutën. Protestojnë te bardheblutë, me Shkëmbin në krye. Arbitri kthen anësoren që niset dhe Tirana merr menjëherë penallti.

-Tribuna kryesore e “Arena Kombëtare” ishte mbushur plot me lojtarë bardheblu të dëmtuar. Duke filluar nga Ernest me kraharore e deri te dyshja MetaIsmaljli.

-Fatmir Prengaj do të operohet. Dëmtimi i tij në menisk nuk mund të kalojë thjesht. Në ditët në vazhdim, ai do të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale.