Jetnis Dollapi duket se ka pasur shoqëri të zgjeruar në rrethin e të njohurve në Shqipëri.

Përveçse u bë i njohur për sherrin me këngëtarin Noizy, si dhe miqësisë me Stresin, ai u dyshua edhe si një nga njerëzit të cilët shoqëronin, Emiljano Shullazin, i arrestuar për gjobëvënie.

Por, njohjet dhe miqësitë e tij nuk mbarojnë këtu. Ai ka pasur njohje edhe me këngëtarin e njohur kosovar, Getoar Selimin.

Getoari ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku kanë dalë së bashku me Dollapin dhe sipër fotos ka shkruar ‘I lehtë të qoftë dheu e u prehsh në paqe vëlla’.

Kujtojmë se Dollapi humbi jetën në një aksident me motor. /Magazina.al