Në gjuhën e luleve, e njohura në gjuhën popullore “lule flutura”, që në fakt është një kryqëzim hibrid i vjollcave, është perfekte për t’ia dhuruar personit të zemrës. Por çfarë thonë petalet e saj?
Petalet e saj me ngjyra, kanë një domethënie delikate dhe të ëmbël, që me siguri do të vlerësohet nga personi që do ta marrë si dhuratë.
“Lule flutura” është shumë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë shumë tërheqëse. Ajo vjen nga Amerika e Jugut, Zelanda e Re dhe Australia, edhe pse disa studiues thonë se origjina e saj është Arabia, ku njihet me emrin “Kheyry”.
E përdorur gjithmonë nga arabët dhe romakët për t’i bërë pijet më aromatike dhe të shijshme, në ditët e sotme përdoret për të nxjerrë vajra esencialë. Por historitë dhe legjendat rreth kësaj luleje janë të shumta.
Sipas një legjende Demetria, perëndesha e të mbjellave kuptoi që vajza e saj Persefoni ishte rrëmbyer nga perëndia i botës së përtjeshme dhe e dëshpëruar e bëri tokën sterile. Zeusi nga ana tjetër e bindi Hadin që ta lejonte Persefonin ta kalonte pranverën dhe vjeshtën me të ëmën. Pas kësaj Demetria e bëri sërish tokën pjellore dhe herën e parë që Persefoni u kthye në tokë sipërfaqja e saj u mbulua nga lule të vogla shumëngjyrëshe: “lule fluturat”.
Sipas legjendave franceze brenda petaleve të tyre mund të shohësh fytyrën e personit të zemrës.
Dhurimi i “lule fluturës” përcjell vetëm një mesazh: mendo për mua!
R.O.