Pas fitores në RTSH, këngëtarja Eneda Tarifa ka dhënë prononcimin e saj të parë për kanalin zyrtar të “Eurovision” në youtube. Në anglisht, këngëtarja shqiptare ndan me shikuesit emocionet e fitores. “Ndihem si mbretëreshë, unë përjetova një ëndërr e cila u bë realitet”, shihet të thotë në intervistë Eneda Tarifa.
Mes të tjerash, këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Suedi vitin e ardhshëm, zbulon se këngën fituese “Përrallë”, do ta këndojë për publikun europian në versionin anglisht. Për më shumë, shihni videon më poshtë: