Ndaloni të gjitha! Tani përgjigjuni me sinqeritet kësaj pyetje të rëndësishme: si i mbërtheni reçipetat çdo mëngjes?
Para se të thoni "në mënyrë normale", mendohuni pak. I vishni dhe i mbyllni mbërthckat pas shpine? I mbërtheni para dhe më pas i rrotulloni për t'i kthyer në anën e duhur? Apo i urreni reçipetat e tilla dhe vishni vetëm ato që i kanë mbërtheckat mes gjoksit?
Mënyra se si ju i mbërtheni reçipetat tregon shumë për personalitetin tuaj. Kështu shpjegon Patti Wood, eksperte e gjuhës së trupit. Dallohen 4 tipe femrash duke u nisur nga gjestet e vogla të përditshme të secilës (udhëheqëset, influencueset, mbështetëset dhe të kujdesshmet).
Tani e dini që mënyra e veshjes së reçipetave thotë shumë për personalitetin tuaj. Ndoshta ju përdorni metodën që ju ka mësuar mamaja gjatë adoleshencës, ose mund të keni vendosur vetë për mënyrën se si ta kryeni këtë gjest të përditshëm. Le të shikojmë se cilit profil i përket sjellja juaj.
1- Përdorni reçipeta me mbërthesat prapa, i vishni dhe i mbërtheni ato nga pas.
Jeni tip mbështetës, i qëndroni besnike traditave të vjetra dhe mësimeve që keni marrë, si për shëmbull atyre gjërave që ju ka thënë mamaja. Ju pëlqen të qëndroni në mes të njerëzve dhe ju ka ndodhur të bleni reçipeta me miket tuaja thjesht për t’u argëtuar, duke bërë shopping me shoqërinë. Jeni të disponueshme për të dhënë këshilla për reçipetat seksi apo sportive, sepse dini shumë në këtë fushë.
2- I mbërtheni reçipetat përpara dhe pastaj i rrotulloni për t’i kthyer nga shpina.
Dhe ja ku janë influencueset! Jeni gra që duan të vlerësohen për rolin e tyre në shoqëri (gra në karrierë, mama, seks-bomba) dhe për këtë dëshmojnë edhe të brendshmet tuaja. Ju pëlqejnë reçipetat që nxjerrin në pah format tuaja dhe i zgjidhni me ngjyra nga më të ndryshmet, sepse i kombinoni me veshjet. Vajza detajet bëjnë diferencën! Fakti që i mbërtheni reçipetat përpara dhe pastaj i rrotulloni për nga shpina, nënvizon edhe njëherë dëshirën tuaj për t’i bërë mirë gjërat dhe për të mos i lënë asgjë rastësisë!
3- Përdorni reçipeta që mbërthehen përpara.
Si udhëheqëse, e shikoni jetën sikur të mos kishte asgjë për të lënë pas. Duke qenë se nuk ju pëlqen të humbni kohë kot, doni të kontrolloni mirë cilësinë e veshjeve tuaja, keshtu që edhe mbërtheckat duhet të jenë të bëra mirë dhe mes gjoksit. Kur vjen momenti për të blerë një palë reçipeta të reja, e dini gjithmonë çfarë doni. Jeni femra të vendosura!
4- I mbërtheni reçipetat dhe pastaj i vishni duke i futur nga krahët.
Jeni të kujdesshme dhe doni të ndiheni gjithmonë të sigurta që gjërat do të bëhen në mënyrën e duhur. Tipi i reçipetave që ju pëlqen është padyshim ai sportiv, edhe pse kohët e fundit mund të gjeni në treg modele shumë femërore që nuk kanë mbërthecka dhe që rripat i kanë të fiksuar. Nuk ju pëlqen që të brendshmet tuaja t’i blini në shoqërinë e personave të tjerë, përkundrazi kur dilni për të blerë një palë reçipeta shkoni me masën e saktë në mendje dhe jeni të gatshme të shkoni direkt në kasë për të paguar.
Burimi: Elle.it
Përshtati: R.O.