Një prej pëlhurave më të preferuara të të ashtuquajturit “Art Nouveau”, i propozuar nga stilistët në pasarela fillimisht në sezonin vjeshtë-dimër 2014, i zgjedhur me ngjyra të ngrohta dhe me stile nga më të ndryshmet, kadifja u bë një ndër më të preferuarat e një viti më vonë, ndërsa këtë vit është një veshje MUST në gardërobë.Shumë prej personazheve të njohur kanë zgjedhur ta veshin sidomos në mbrëmje. E kombinuar me mëndafshin dhe chiffon-in, një fustan kadife e pastër është tregues luksi për këdo që ka zgjedhur ta veshë.
Emporio Armani, Alberta Ferretti, Louis Vuitton, Diane Von Furstenberg, por edhe shumë emra të tjerë stilistësh e kanë propozuar në pasarelat e tyre kadifen si veshje seksi dhe joshëse.Një nga zgjedhjet më të mira të mbrëmjes, por edhe një material i ngrohtë, i butë dhe shumë i rehatshëm, ka bërë të gjithë të çmenden pas kësaj cope, jo vetëm nga emrat e njohur në botë, por edhe shumë prej zonjave e zonjushave shqiptare.
Joshëse dhe shumë elegante ishte Monica Bellucci në premierën e filmit “Spectre”, e cila zgjodhi një fustan të gjatë kadife të pastër, në ngjyrë jeshile të thellë.
Eni Çobani ka zgjedhur po ashtu një kadife për mbrëmjen finale të “Këngës Magjike”. Ngjyra e thellë blu dhe shkëlqimi i kadifes ia shtojnë edhe më shumë luksin dhe klasin juristes së njohur.
Po ashtu Marsela Çibukaj, me stilin e saj unik në veshje, nuk mund ta linte veten jashtë këtij trendi.
Irena Kita, e njohur për shijen e hollë në veshje, është gjithmonë një hap para me modën. Si një prej fashion blogger-eve më të suksesshme në Shqipëri, Irena e sjell këtë lloj pëlhure si një zgjedhje të zgjuar. Një fustan blu kadife në një ditë feste, 5-vjetori i lindjes së vajzës Sophie.
Nëse kjo është një pëlqurë që të duket shumë retro look, atëherë mund t’i shtosh veshjes vetëm një detaj kadife. P.sh një rrip në mes kadife do të ishte një zgjedhje e përkryer me një fustani të zi mbrëmjeje.
Lori Hoxha, kururese imazhi për shumë prej prezantueseve të Top Channel, nuk mund ta linte mënjanë trendin edhe për këtë sezon në ekran. Në një prej mbrëmjeve të “Në 1 Javë”, ajo i ka propozuar Arbana Osmanit një fustan kadife të zezë, të cilin ka preferuar ta veshë edhe vetë më pas.
Ngjyra e gjakut dhe e pasionit e ka bërë Olta Gixharin edhe më seksi në një prej mbrëmjeve të programit në të cilin ajo po merr pjesë “Në 1 javë”.
Armina Mevlani, edhe më seksi, edhe më misterioze, s’mund ta linte pa e zgjedhur një fustan të tillë joshës me kadifen e pastër si një prej propozimeve të festave të fundvitit. Një fustan vishnje kadife nga “American Apparel”, kombinuar me geta Wolford me dizajn dhe çizme deri te kyçet (deri diku stil gotik).
/revista class /