Kur flitet për emra të njohur që kanë krijuar gjëra të vlefshme me siguri mendja të shkon tek gjinia mashkullore, duke harruar se edhe femrat kanë kontribuar dhe ende vazhdojnë të bëjnë diçka të tillë në zhvillimin e jetesës.
Ndaj dhe BBC ka listuar disa emra nga e gjithë bota që sollën zgjidhje për probleme të ndryshme.
1. Krijuesja e softuerit kompjuterit, Grace Hopper
2. Krijuesja e identifikimit të personit që po ju telefonon dhe që keni lënë në pritje, Dr. Shirley Ann Jackson
3. Krijuesja e fshirëseve të xhamave të makinës, Mary Anderson
4. Krijuesja e pjatalarëseve, Josephine Cochrane
5. Sistemi i sigurisë së shtëpisë, Marie Van Brittan Brown
6. Monopoly, loja e njohur e krijuar nga Charles Darrow por rregullat i vendosi Elizabeth Magie





