Uji i detit nuk është i mirë vetëm për të notuar dhe për të kaluar një ditë ndryshe, por ka edhe përfitime të shumta shëndetësore që mund të ndikojnë pozitivisht në trupin tuaj. Që nga përmirësimi i gjendjes së lëkurës, deri te lehtësimi i dhimbjeve dhe përmirësimi i funksionit të tiroides, uji i detit është një mrekulli natyrore që ia vlen ta eksploroni.
I shkëlqyer për lëkurën tuaj
Uji i detit është antibakterial dhe përmbajtja e lartë e natriumit dhe jodit përshpejton shërimin e plagëve. Është gjithashtu i pasur me minerale si kalciumi, kaliumi dhe magnezi. Magnezi, ndihmon lëkurën të ruajë lagështinë, duke e bërë atë më të fortë dhe më rinore. Mineralet në ujin e detit janë gjithashtu të dobishme për gjendje kronike të lëkurës si psoriaza dhe ekzema.
Zvogëlon stresin
Përmbajtja e lartë e magnezit në ujin e detit ka një efekt qetësues në sistemin nervor, duke nxitur çlodhjen. Të notuarit në det mund të shkaktojë një ndjenjë lehtësie, duke qetësuar mendjen dhe potencialisht, duke ndryshuar valët e trurit në një gjendje qetësie. Gjithashtu, noti në det ul presionin e gjakut dhe ndihmon në cilësinë e gjumit.
Forcon sistemin tuaj imunitar
Pas një noti në det, numri i qelizave të kuqe të gjakut mund të rritet me 5-20%, me një rritje akoma më të lartë të qelizave të bardha të gjakut. Uji i detit është një ilaç natyral fantastik për personat me sistem imunitar të dobët, anemi dhe nivele të larta të sheqerit në gjak.
Zvogëlon dhimbjen
Vetitë anti-inflamatore të ujit të detit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve, artritit dhe dhimbjeve pas operacionit. Noti në det është gjithashtu i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut, i cili mbështet shërimin dhe rrit nivelin e dopaminës dhe serotoninës, duke përmirësuar humorin.
Ndihmon kundër celulitit
Noti në det ushtron presion në indet dhe enët limfatike, duke nxitur qarkullimin limfatik, që mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e celulitit.
Tiroide më e shëndetshme
Uji i detit është i pasur me jod, i cili është thelbësor për tiroide të shëndetshme. Ju gjithashtu mund të rrisni marrjen e jodit, duke shtuar algat në dietën tuaj.