Disa nga gjërat më të këqija që e dërgojnë lidhjen deri te ndarja fillojnë me gjëra të vogla, e pikërisht kjo i bën ato të rrezikshme.

Të gënjesh dhe të fshehësh gjëra nga partneri

Edhe nëse i bën këto nga dashuria për të mbrojtur ndjenjat e tyre, prapë mund të shkaktoni një problem të madh dhe probleme besimi që e dëmtojnë lidhjen, transmeton Telegrafi.

Mungesa e komunikimit

Kjo nuk do të thotë se nëse nuk shkruani tërë ditën me njëri-tjetrin do të keni probleme në lidhjen tuaj, mirëpo nëse nuk flisni me njëri-tjetrin për gjërat që ju pengojnë, atëherë shpejt do të hasni në probleme.

Manipulimi

Manipulimi është diçka që nuk vërehet derisa të bëhet shumë vonë. Sidoqoftë, prapë mbetet një gjë e cila shkakton ndarjen permanente të një çifti.

Xhelozia

Edhe nëse nuk ndodh tradhtia, vetëm dyshimi se është duke ndodhur mund të sjell telashe shumë më të këqija.

Prezantim jo i vërtetë në takimin e parë

Nëse në takimin e parë pretendoni se jeni dikush tjetër dhe gënjeni për vetën, atëherë bëhuni gati të përballeni me ndarjen! Askush nuk dëshiron që të dashurohet në dikë dhe pastaj të mësoj se në të vërtetë është krejt person tjetër.