Vetëm 7 shtete në botë, përfitojnë më së shumti nga risitë teknologjike. Kështu bën me dije një raport i organizatorëve të forumit “Davos”. Shtetet e Bashkuara, Singapori, Finlanda, Holanda, Suedia, Zvicra dhe Izraeli, janë shtetet që sigurojnë maksimumin e shfrytëzimit të pajisjeve teknologjike të kohëve të fundit në fusha ekonomike apo dixhitale.
Në raportin global mbi teknologjinë e informacionit, të publikuar të enjten, Forumi botëror Ekonomik (ËEF) me seli në Gjenevë thotë se këto tendenca tregojnë se janë individët dhe jo bizneset apo qeveritë, që shkëlqejnë nga revolucioni dixhital dhe se hendeku tejet i madh në infrastrukturë mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim vetëm sa po thellohet.
Sipas shefes së Konkurrueshmërisë në ËEF, Margareta Drzeniek-Hanouz qeveritë apo bizneset nuk po i shfrytëzojnë teknologjitë dixhitale në mënyrë të mjaftueshme. Ajo ka deklaruar më tej se kombet në zhvillim mund të përfitojnë më shumë, nëse atyre u sigurohet akses i mjaftueshëm.





