Nëse mendoni se ushqimet e yndyrshme që konsumoni gjatë ditës, ju transmetojnë baktere që shkaktojnë akne, po gaboni.

Dr. Sandra Lee ka treguar se sasia e vajit nuk ka aspak ndikim në lëkurën tuaj, prandaj mund të porosisni pica sa herë të dëshironi.

"Bulmetërat kanë shumë hormone. Mund ti gjeni tek djathi apo qumështi i lopës. Jo shumë ushqime shkaktojnë akne përvec produkteve që përmbajnë hormone,” – tha ajo për Metro.

Ndërsa për cokollatën, Sandra tregoi se mund të ketë ndikim në krijimin e akneve pasi ka përbërje qumështi.

Që të jeni sa më të mbrojtur dhe të pastër, doktoresha shtoi se duhet të bëhet shpesh shpëlarja e fytyres me produkte të posacme për pastrimin e lëkurës.