Të ngrejë dorën kush nuk ka provuar penelin e zi për sytë. Peneli është sekreti për të pasur sy  magjik sepse e thekson dhe e kompleton më mire çdo lloj make – upi.

Si për tualetin e lehtë ashtu edhe për atë më të theksuar për mbrëmje aplikimi i penelit është  I domosdoshëm për ato femra që  dëshirojnë të duken më tërheqëse.

Natyrisht në treg ekzistojnë shumë tipe të ndryshme penelësh, si ata tip stilolapsi, xhel, kundër ujit dhe ata klasikët.

Për këtë arsye ju ftojmë të zbuloni  10 penelët e zinj më të mire të momentit. Ai i duhuri për ju është me siguri këtu. 

Mac Cosmetics Blacktrack xhel është peneli më i dashur në botë. Ai është mjaft i lehtë në përdorim. 

Lancome Grandiose Liner,  sapo doli në treg  ky penel i zi hyri në zemrat  e vajzave që e përdorin rregullisht penelin. Falë ngjyrës ekstra të zezë dhe formës së aplikuesit me këtë penel krijon një look me efekt sy-grafikë, kaq të pëlqyer nga vajzat. 

Kiko Cosmetics Deep Black Eye Marker, ka një aplikues mjaft të thjeshtë dhe është ideal për të kornizuar sytë në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Benefit Cosmetiks They're Real!Push- up liner,  peneli i pare revolucionar xhel me penë. formula kremoze është e thjeshtë për tu përdorur. Efekti: super i dendur dhe zgjat shumë: provojeni që ta besoni. 

 

 

 

 

 

L'Oréal Paris Superliner Superstar ,  ky penel i markës franceze është studiuar për të krijuar një pamje dive pa asnjë dyshim. Maja fleksibël ndjek në mënyrë perfekte kthesat e syrit.

Nyx Cosmetics Super Skinny Eye Marker, dedikuar femrave me sy të vegjël ose atyre që dashurojnë pamjen natyrale . Maja e tij tepër e butë e bën të kesh mundësi të krijosh një vizë sa më afër rrënjës së qerpikëve.

 

 

 Guerlain Eyeliner Liquido , peneli kaligrafik Guerlain është një legjendë. Paketimi është i çmuar dhe elegant, ndërsa aplikattori është i butë dhe fleksibël.

Essence Liquid Ink Eyeliner,  super ekonomik por edhe super rezistent ndaj djersës, vapës dhe ujit. Pra është perfekt për stinën e verës. Ky penel gjithashtu e ka aplikatorin shumë të butë dhe fleksibël, në gjendje të konturojë syrin sipas formës së tij.

  Lancome eyeliner  Linr Plume,  duke pasur majën e sheshtë arrihet të forcohet shikimi  duke krijuar iluzionin e qerpikëve më të gjatë dhe në shikimi më të hapur. Shumë i thjeshtë në përdorim edhe për fillestarët.

Collistar Eyeliner Proffesional Black,  i lëngshëm dhe zgjat shumë, ky penel i ka përbërësit me origjinë vegjetale. Mbron lëkurën dhe e hidraton atë.