Policia  Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë Durrës, pas një hetimi 3 mujor  kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Arkidea", ku kanë bërë të mundur arrestimin në  flagrancë të 14 shtetasve të cilët akuzohen për veprat penale të:  "Trafikimit të personave për qëllim prostitucioni", "Ushtrim prostitucioni" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Gjiathashtu po procedohen në gjendje të lirë edhe 15 shtetas të tjerë (klientë)për veprën penale " Dhënia e  shpërblimit për përfitim prostitucioni", por  nuk është ndaluar asnjë prej tyre.

Të  arrestuarit janë shtetasit  : 

Elidion Xhambazi, 43 vjeç, banues në Durrës, tutor;
Veniamin Kume, 55 vjeç, banues në Durrës, pronar hoteli dhe tutor;
Altin Bukri, 34 vjeç, banues në Durrës, tutor dhe ka trafikuar një femër në Itali;
Artur Nikolli, 19 vjeç, banues në Durrës, recepsionist i hotelit të shtetasit Veniamin Kume, i cli u merte lekët klientëve dhe gjithashtu i'u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 

 D.D.  28 vjeçe, banues në Durrës;

S.S. 59 vjeçe, banuese në Durrës, pronare hoteli;

D. GJ. 50 vjeçe, banuese në Durrës;
   
R.C. 31 vjeçe, banuese në Durrës; 
   
M.K. 37 vjeçe, banuese në Durrës;
   
S.R. 34 vjeçe, banuese në Durrës;

A.J. 30 vjeçe, banuese në Durrës; 

A.M. 23 vjeçe, banuese në Durrës; 

E.SH. 35 vjeçe, banuese në Durrës; 

E.B. 24 vjeçe, banuese në Durrës. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se aktiviteti i paligjshëm kryhej në lagjen nr. 13, Plazh Durrës, konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ku ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S. Ndërsa vajzat e arrestuara  kanë rënë dakord me shtetasen S.S, si edhe me tutorët e tjerë që do t’u japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakord me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli. Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndronte  jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollonte  lëvizjet e vajzave dhe të klienteve te tyre.