Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar një renditje të top 5 futbollistëve më të paguar në Premier League. Kësaj liste i prin futbollisti i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili fiton më shumë se dy milionë euro në muaj dhe është lojtari më i paguar në ligë.

I dyti në këtë listë është Erling Haaland, po nga Manchester City me një pagë prej 1.9 milionë euro. Vendin e tretë e ndajnë Mohamed Salah (Liverpool) dhe Casemiro (Manchester United) me një pagë mujore prej 1.77 milionë euro.

Top 5-ja e futbollistëve më të paguar në Premierligë plotësohet nga Raphael Varane (Manchester United) me 1.72 milionë euro.