“DurrësLajm” ka siguruar foton e 30-vjeçarit Leonard Fjerza gjatë momentit të arrestimit, i cili u vu në pranga sot bashkë me Fatjon Llanin, të akuzuar për vjedhje.
Arrestimi i Fjerzës u bë në kuadër të operacionit të koduar “Sinjali” dhe ai akuzohet për vjedhje automjeti, vjedhje në një farmaci si dhe në tjetër tentativë për vjedhje në një biznes.
30-vjeçari, më datë 08.08.2023, akuzohet se ka vjedhur automjetin e shtetasit M. B, dhe është larguar me të, në drejtim të Lezhës. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë siguruar informacion mbi lëvizjet e automjetit të vjedhur. Pas koordinimit me Policinë e Lezhës, automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gjormë, ndërsa shtetasi Leonard Fjerza, i kapur në Durrës, në kuadër të operacionit “Sinjali”, mundi t’iu largohej shërbimeve të Policisë së Lezhës, duke përfituar nga kushtet e errësirës.
Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu se 30-vjeçari, më datë 08.08.2023, ka vjedhur në një lokal, më datë 25.06.2023, ka vjedhur në një farmaci dhe më datë 06.08.2023, ka tentuar të vjedhë në një biznes.
(30-vjeçari i veshur me bluze të verdhë. Video e publikuar nga policia më herët)





