29 nëtor 2015 – Së fundmi është zbuluar jeta private e Roza Radit. Radi ka në krah një partner larg skenës, por pranë zemrës me të cilin bashkëjeton prej një viti në një apartament në Tiranë.

Ai quhet Shpëtim Karakushi, me detyrën oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë, dhe ka gati tri vite që ka një lidhje të konsoliduar me Rozanën.

Nuk dihet në cilat rrethana ata janë njohur, pasi profesionet i kanë diametralisht të kundërta, por e rëndësishme është që duken shumë mirë me njëri-tjetrin dhe përputhen mjaftueshëm.

Këtë fakt e vërtetojnë edhe këto foto që paparaci i Panorama ka mundur t’i bëjë çiftit, ndërsa ndodheshin në mjediset e Panairit të Librit në Tiranë, për të vizituar stendat me botime të reja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura së bashku.

/portal DurresLajm/