Për të qenë në trend me modelin e flokëve duhet të ktheheni pas në kohë. Modeli që do të vëreni është një model i viteve 70-80, por e veçanta sot qëndron në shkurtësinë dhe asimetrinë e tij.
“Shag bob” ose bobi i shkurtër dhe asimetrik është modeli më i dashur nga yjet për këtë dimër 2015 -2016. Ky model flokësh është shumë i dashur nga VIp-at të kalibrit të Taylor Swift, Edie Campebell e Alexa Chung dhe ndër të tjera është lehtësisht i stilueshëm pa pasur nevojë për pjaster apo tharëse flokësh.
Karkateristikë e kësaj prerje është se majat e flokëve janë të shkallëzuara. Kjo është prerje e përshtatshme për të gjitha format e fytyrës, edhe pse duket më mirë në një vajzë me fytyrë ovale, ndërsa ato me fytyrë të rrumbullakët duhet të zgjidhin versionin më të shakllëzuar te faqet.