Mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Shkodrës ndodhi një sherr mes dy policëve, ku efektivi Besnik Demushi, 35 vjeç rrahu me grushte eprorin e tij pas një zënke.
“Panorama” sjell foton e ‘sherifit’ të Shkodrës, i cili u arrestua më pas nga kolegët e tij për dhunën e ushtruar ndaj eprorit, Behar Kraja.
Demushi, siç shihet edhe nga fotoja, mban në brez një pistoletë revolver me mulli, e denjë për filmat e Hollivudit.