19 janar 2015 –  Balotelli është sulmuesi më i kritikuar në Premier Ligë për momentin, mirëpo atij nuk po i intereson për një gjë të tillë, pasi ka vazhduar ta jetojë jetën në mënyrën më të mirë të mundshme. Balotelli është duke vazhduar të shijojë jetën e natës, edhe pse nuk është duke kaluar formë të mirë me skuadrën e Liverpoolit në Premier Ligë.

Ai gjatë mbrëmjes së kaluar është parë në një restaurant të Manchesterit, ku ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit me pesë shokët e tij.