Tiranë, 16 qershor 2014 – Disa e rrisin, ndërsa disa e zbresin, ky është bilanci të cilin këtë radhë kemi vendosur t’jua tregojmë në lidhje me çmimet e këngëtarëve nëpër koncerte, pikërisht gjatë sezonit veror. Çmimi më i ulët, për momentin, është 1000 euro, ndërsa më i larti kap shifrën e 4000 eurove, kur bëhet fjalë për shumicën e këngëtarëve më të kërkuar dhe më të njohur të skenës shqiptare.
Albërie Hadërgjonaj, “Big Mama”, Adrian Gaxha, Afërdita Dreshaj, Çiljeta, Ingrid Gjoni, Lyrical Son, Shpat Kasapi dhe Zajmina Vasjari paguhen deri në 1000 euro dhe jo më shumë, ndërsa Alban Skenderaj, Ermal Fejzullahu, “Golg Ag”, Kaltrina Selimi, Korab Shaqiri, “Mc Kresha”, “Skillz”, Tuna Sejdiu dhe Zanfina Ismaili arrijnë çmimin nga 1200 deri në 1800 euro.
Shihet qartë nga shkrimet e mëhershme se disa këngëtarë kanë rënë në çmim, e disa kanë pasur një ngritje të hatashme.
Për të pasur në koncerte Tingullin e 3nt, Nrg Band dhe Seldin, organizatorët e koncerteve duhet të ndajnë shumën prej 2000/2200 euro, ndërsa Noizy dhe Sinan Hoxha, për një mbrëmje paguhen rreth 2500 euro. Në shifrën 3000 euro, është shumë interesante se garojnë tri këngëtare shumë seksi dhe të kërkuara për momentin, Genta Ismajli, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri.
Çmimi i tyre është rritur shumë kohëve të fundit, veçanërisht i Dafinës dhe Elvanës, pas sukseseve të shumta, ndërsa Genta nga 4000 euro për koncert, ka zbritur në 3000, për shkak të konkurrencës.
Në majat e pagesave për momentin gjenden këngëtarët të cilët këndojnë vetëm "live" nëpër koncerte dhe këtu bëjnë pjesë Sinan Vllasaliu, Labinot Tahiri, si dhe Flori Mumajesi, ndërsa flitet se çmimi i Labinot Tahirit dhe Sinan Vllasaliut shkon edhe në 5000 euro për mbrëmje.
Lista e çmimeve:
|
Alberie Hadergjonaj 1000 euro Adrian Gaxha: 1000 euro |
|
Aferdita Dreshaj: 1000 euro |
|
Ingrid Gjoni: 1000 euro |
|
Big Mama: 1000 euro |
|
Çiljeta: 1000 euro |
|
Lirycal Son: 1000 euro |
|
Stresi: 1000 euro |
|
Zajmina: 1000 euro |
|
Shpati: 1000 euro |
|
Ermal Fejzullahu: 1200 euro |
|
Gold Ag: 1200 euro |
|
Mc Kresha: 1200 euro |
|
Nora: 1300 euro |
|
Adelina Tahiri: 1300 euro |
|
Alban Skenderaj: 1500 euro |
|
Zanfina: 1500 euro |
|
Kaltrina: 1500 euro |
|
Tuna Sejdiu: 1500 euro |
|
Korab Shaqiri: 1500 euro |
|
Skillz: 1800 euro |
|
NRG Band: 2000 euro |
|
Tingulli 3nt: 2200 euro |
|
Seldi: 2000 euro |
|
Noizy: 2500 euro |
|
Sinan Hoxha: 2500 euro |
|
Dafina: 3000 euro |
|
Elvana: 3000 euro |
|
Genta: 3000 euro |
|
Flori: 4000 euro |
|
Labi: 4000 euro |
|
Sinan Vllasaliu: 4000 euro |
/Panorama Plus/





