Tiranë, 5 gusht 2014 – Ministria e Arsimit ka propozuar heqjen e licencës për 17 universitete private dhe mbylljen e filialeve të universiteteve publike nëpër rrethe. Ky vendim prek mijëra studentë, por ajo që bie në sy është fakti që mjaft deputetë por edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli ka një diplomë të marrë në një nga universitetet, të cilëve iu ështe propozuar mbyllja.
Ja cilet jane ata:
Lindita Nikolli, Ministre e Arsimit – Ka mbaruar ne korrik 2010 studimet Master ne Administrim Publik tek Albania University (UFO)
Deputetja e PD-së Albina Deda ka përfunduar gjatë viteve 2010-2011 studimet e nivelit të dytë Master pranë ISSAT, në Tiranë.
Artan Gaçi, deputet i PS-së është diplomuar në Drejtësi pranë Universitetit Kristal.
Bedri Hoxha, deputet i PD-së, është diplomuar në vitin 2009 në Universitetin Kristal, dega Drejtësi.
Deputeti i LSI-së për Qarkun e Vlorës, Shkëlqim Selami ka mbaruar në vitet 2009-2011 masterin “E drejta Civile”, në Universitetin Kristal.
Deputeti i Partisë Republikane,Ylli Shehu ka përfunduar gjatë viteve 2006-2011, Fakultetin e Drejtësisë, Kristal.
Edhe këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane ka një diplomë master , të marrë gjatë vitit 2011 për “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, pranë Universitetit Kristal.
Ja lista e universiteteve që u është propozuar mbyllja:
Propozim për mbyllje institucioni apo filiali
Akademia e Arteve Shkodër
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë, Universiteti i Tiranës
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tiranë
Kolegji profesional i Sporteve Fier
Universitetet private për heqje licence
1-Universiteti Kristal
2-Universiteti Vitrina
3-Universiteti i Lartë Elitë
4-Universiteti Planetar i Tiranës
5-Justiniani i I
6-Medicadent
7-Institucioni i Arsimit të Lartë ‘Gjon Buzuku’, Shkodër
8-Akademia e Ndërtimit Tiranë
9-Akademia e Studimeve të Aplikuara Durrës
10-Akademia Pedagogjike Tiranë
11-Shkolla e Lartë “Nëna mbretëreshë Geraldinë”
12-Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
13- Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës
14-Kolegji profesional i Sporteve, Fier
15-Shkolla e Lartë “Illyrija”
16-Kolegji profesional “Aldent” Shkodër
17- Kolegji profesional “Medicom”
/index/





