Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi kishte kultivuar disa bimë kanabis brenda shtëpisë.

25-vjeçari me profesion hidraulik, emri i të cilit bëhet i ditur, jetonte bashkë me shokun e tij në Pieve di Cadore, por ky i fundit nuk dinte asgjë. Megjithëse shqiptari kishte “shtrydhur” trurin për të krijuar një vend të veçantë për kultivimin e drogës, në mënyrë që të mos zbulohej nga policia, ai nuk pati fat.

Policia po e kërkonte për vjedhje shqiptarin, por gjatë mëngjesit të së dielës, atij iu zbulua plantacioni me drogë.

Shqiptari e kishte mbjellë kanabisin në ambientet e shtëpisë, duke e fshehur brenda disa mobilieve, ndërsa si derë kishte vendosur një pasqyrë.