E diela e parë e këtij gushti ka nisur me “këmbë të keqe”, pasi në të gjithë vendin pati reshje shiu.
Sipas meteorologëve, deri të mërkurën në Shqipëri do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë lokale.
E hëna dhe e marta do të jenë me shira të dendur sidomos në zonat malore, ndërsa të mërkurën pritet përmirësim i motit.
Temperaturat e ajrit do të jenë rreth vlerës 28 – 30 gradë celsius në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa deri 24 gradë celsius, në zonat malore. Era do të jetë e fortë deri 50 km/h duke bërë që deti të jetë me dallgë.
Moti i mirë do të na shoqërojë ditëve në vijim pas së mërkurës, por deri atëherë mbajini çadrat me vete.





