“Ja dhe një histerik që i shtohet Durrësit”!

Kështu e konsideron Laert Vasilin, drejtorin e ri që pritet të emërohet në krye të Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Petro Vokopola.

Kreu i Departamentit të Pushtetit vendor pranë PD-së Durrës, në një status në rrjetet sociale, ka publikuar foton e Vasilit dhe kryeministrit Edi Rama, teksa komenton se ai është një klloun cirku i oborrit të Ramës.

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten më 27 shtator, Bashkia ka në rend dite dhe do të kërkojë nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Elio Bajramajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Laert Vasilit.