Syri është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut, por ka disa gjëra që ndoshta më parë nuk i kemi ditur për të.
Kemi përgaditur një listë faktesh që ndoshta më herët nuk janë përmendur për sytë, por që janë vërtetuar nga mjekësia dhe shkenca.
1. Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në paisje elektronike sesa në letër.
2. Të posalindurit janë të verbër ndaj ngjyrave, dhe burrat janë më të predispozuar ndaj verbërisë së ngjyrave sesa gratë.
3. Retina e syrit është shumë më efikase për qëllime të sigurisë sesa shenjat e gishtërinjëve.
4. Syri ka veti të mahnitshme shëruese, ai mund të filtrojë pluhurin dhe të shërojë gërvishjet mbrenda 48 orëve.
5. Sytë janë organi më kompleks pas trurit.
6. Funksioni i lotëve është t’i mbajë sytë të pastër, por shkencëtarët ende nuk e dinë pse qajnë njerëzit kur janë të mërzitur.
7. Një mbyllje e syrit zgjatë rreth 100-150 milisekonda, dhe ne gjatë një viti kryejm rreth 5.2 milion të tilla.
8. Mbi 10 milion ngjyra mund të dallohen nga syri, por jo rrezet infra të kuqe dhe ato ultravjollcë.
9. Njerëzit me sy të kaltër kanë të gjithë një paraardhës, njeriu i parë me sy të kaltër jetoi para rreth 6000 – 10.000 vjetësh, të gjithë më herët kishin sy të kaftë.
10. Të dy sytë kanë një pjesë të verbër në anën e pasme, por ju nuk mund t’a vreni pasi që organet e syrit veprojnë së bashku për të mbuluar këtë verbëri.