Të gjithë e dimë që kalciumi është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e kockave të fëmijëve. Megjithatë, duhet thënë që ky mineral është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e dietës për të rritur, pasi mbron kockat dhe ndihmon në funksionimin e muskujve.

Ekspertët rekomandojnë që personat e grupmoshës 19-64 vjeç të marrin 700 mg kalcium në ditë. Zakonisht ato rekomandojnë qumështin, djathin dhe produket të tjera të bulmetit si burimet kryesore të kalciumit. Por, nuk janë ushqimet e vetme që përmbajnë nivele të larta të kalciumit. Fatmirësisht, ka një sërë mënyrash të tjera për ta përfshirë kalciumin në dietë.

Ja cilat janë 6 produktet bimore që mund të mos e keni ditur se përmbajnë kalcium.

  • Fasule të bardha. Fasulet e bardha nuk janë vetëm të pasura në protein, hekur dhe fibra. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i kalciumit (përmbajnë rreth 175 mg kalcium në vetëm një racion).
  • Portokalli. Shumica prej jush mund të mos e dinë që portokalli përmban nivele të larta të kalciumit. Dukekonsumuar vetëm një portokall, ju mund të merrni mbi 70 mg kalcium. Kështu merrni 6% të dozës ditore të kalciumit, si dhe një dozë të mirë të vitaminës C, duke konsumuar vetëm një portokall në ditë raporton Shendeti.
  • Bajame. Frutat e thata nuk janë gjëja e parë njerëzit mendojnë kur bëhet fjalë për ushqimet pasura me kalcium. Megjithatë, disa fruta të thata përmbajnë sasi të konsiderueshme të kalciumit. Bajamet janë sidomos më të pasura me këtë mineral.
  • Fiqtë. Ky frut sezonal është një tjetër burim i mirë i kalciumit. Edhe pse përmban sasi të konsiderueshme të antioksiduesve dhe fibrave, duke ngrënë 5 fiq të thatë në ditë ju mund të merrni gjithashtu 135 mg kalcium. Megjithatë, është e rëndësishme të përmendet gjithashtu se fiqtë kanë përmbajtje të lartë edhe në sheqer, prandaj i konsumoni në sasi të moderuar.
  • Perime të gjelbra. Perimet e gjelbra, si kale, përmbajnë shumë pak kalori, zero yndyra dhe nivele të larta të fibrave dhe kalciumit. Spinaqi gjithashtu është një burim i mire i kalciumit.
  • Brokoli. Brokoli është një “super perime” e pasur në lëndë ushqyese të rëndësishme për trupin, duke villuar nga vitamina A në K, deri në minerale si magnez, zink dhe fosfor. Kjo perime përmban gjithashtu nivele jashtëzakonisht të larta të kalciumit, që absorbohet lehtësisht nga trupi. /ATA/