Merkato e janarit përfundoi dhe skuadrat kanë mundur që të përforcojnë kontigjentin me kualitet dhe cilësi.

Teuta ka kryer 7 afrime në këtë sesion të merkatos ku dy janë blerje “Big” si Jahmir Hyka dhe Rubin Hebaj. Lojtarët e tjerë të afruar janë, Reild Kurti, Harrallamb Qaqi, Klejdi Daci (Huazim), Ergys Peposhi (Huazim).

Në merkaton në dalje nga kampionët në fuqi të Shqipërisë janë larguar 9 futbollistë, Sherif Kallaku, Bobi Celeski, Adolf Selmani, Pepi Gjorgiev, Igli Moqi, Santiago Selmani, Laurenc Xheka, Silvio Zogaj, Kevin Koubemba