Durrës, 3 maj 2014 – Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive (ILDKP) në një njoftim për mediat bën publike emrat e “VIP-ave”, që ndonëse janë larguar nga vendet e mëparshme të punës e kanë detyrim ligjor të deklarojnë pasurinë, por nuk e kanë përmbushur këtë detyrim. Lista në shkallë vendi është e gjatë, rreth 200 emra. Në këtë listë bien në sy emrat e disa VIP-ave durrsakë e shijakas. Ata për arsye të rotacionit të pushtetit në 2013, apo se kanë dalë në pension nuk janë më në pozicionet e mëparshme të punës. Ligji dhe në këtë rast kërkon, që këta persona detyrimisht duhet të deklarojnë pasurinë e tyre.

Për Durrësin dhe Shijakun kemi këto emra në listë:

Dardan Domi (Shijak) –  ish drejtor në Ministrinë e Zhvillimit EkonomikTregtisë dhe Sipërmarrjes

Doklead Ademi – ish drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës.

Eglantina Bekteshi (pensioniste) –  ish Kryetare e Këshillit të Qarkut Durrës

Genc Juka – ish drejtor në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit

Klodian Pajuni  – ish drejtor në Ministrië e Kulturës Rinisë Turizmit dhe Sporteve

Petrit Çerçizi – ish drejtor në Rezervat e Shtetit

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/