E njohur me emrin Juliana, ajo është një nga 12 mijë prostitutat që punojnë në rrugët e Rio de Zhanieros dhe që gjatë Olimpiadës do të “gjuajë” sa më shumë klientë. E jo vetëm kaq. 23-vjeçarja Juliana, e ulur në një stol buzë plazhit Copacabana, rrëfen se do të shfrytëzojë Lojërat Olimpike që zhvillohen në vendin e saj jo vetëm për të kryer “punën e saj”, por edhe për të gjetur një të dashur.

“Dua një histori si ajo e Xhulia Roberts, te filmi “Pretty Women”, ka thënë Juliana, prostitutë, por një profesion që njihet ligjërisht në Brazil. Natyrisht që ajo është shumë seksi dhe e veshur me bikini ajo shpreson të joshë sa më shumë sportistë me hiret e saj, me shpresën që ndonjë prej tyre t’i propozojë diçka më shumë se sa seksi.

“Dua edhe unë të fitoj medaljen e artë në Rio dhe ajo është të gjej një njeri që të fejohet me mua. Por si puna ime janë edhe mijëra vajza të tjera, ndaj edhe këtu do të ketë rivalitet mes nesh”, shprehet Juliana, që për klientët e saj njihet me emrin “Bruna”, një vajzë seksi nga Rio de Zhaneiro, që ka nisur edhe të hyjë në fshatin Olimpik në kërkim të klientëve të saj.