18gusht 2015 – Një flamur gjigant me shqiponjën dy krenare do të valëvitët në ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, ne 4 shtator. Tifozët Kuqezi kanë bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme që do të zhvillohet kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Ata për këtë ndeshje kanë bërë gati një flamur gjigant, i cili do të shpaloset në fillim të ndeshjes, atëherë kur do të fillojë të këndohet himni kombëtar.

Në këtë ndeshje pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë, të cilët tashmë kanë rezervuar biletat dhe premtojnë spektakël në Danimarkë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/