5 qershor 2014 – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo udhëheqin formacionin më të vlefshëm në botë, sipas një raporti të publikuar nga CIES Football Observatory.
Grupi hulumtues i lidhur me Universitetin e Neuchatel në Zvicër, ka bashkëpunuar me OptaPro për të bërë vlerësimin e futbollistëve nga pesë ligat kryesore evropiane, duke nxjerr në përfundim vlerën e tyre.
Në formacionin më të shtrenjtë, në rreshtimin 4-4-2, futbollisti më i vlefshëm është ylli i Barcelonës, Messi në 216 milionë euro, kurse ai përcillet nga rivali i tij nga Real Madrid, Gareth Bale në 163 milionë euro, dhe bashkëlojtari Cristiano Ronaldo në 114 milionë euro.
/agjencia e lajmeve Dyrrah /





