14 korrik 2015 – Kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz, vizitoi mbrëmjen e kaluar Muzeun Arkeologjik të Durrësit. 

Me përpikmërinë gjermane ai dhe autoritetet që e shoqëronin mbërritën 10 minuta para parashikimit, ndërsa interesimi i z. Schulz për objektet arkeologjike të ekspozuara në muze dhe për historinë e Durrësit në përgjithësi ishte i dukshëm.

Për afro 40 minuta kreu i Parlamentit Europian, i shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka vizituar plotësisht pjesën e restauruar të Muzeut Arkeologjik të Durrësit. 

Në fund nuk munguan shënimet në librin e përshtypjeve dhe fotot nga mikpritësit shqiptarë.

(Foto: Ivo Moja DRKK)

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/