Ajo çka ka tërhequr vëmendjen në Kampionatin Europian të Futbollit që po zhvillohet këtë vit, përveç performancës së lojatarëve në fushën ë blertë, ka qenë edhe modeli i flokëve i disa prej tyre.
Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellain ka padyshim modelin më të çuditshëm të flokëve mes lojtarëve që u bën pjesë e Euro 2016-s. Kjo jo vetëm për shkak të stilit afro-amerikan, por edhe për ngjyrën e tyre.
Por Fellain nuk është i vetmi që këtë Europian është gjykuar për modelin e çuditshëm biond të flokëve, atij i janë bashkuar edhe 15 lojtarë të tjerë, ku mes tyre bën pjesë edhe mesfushori i Zvicrës me origjinë shqiptare Valon Behrami.





