Brazil, 22 korrik 2014 – Pas titullit si golashënuesi më i mirë në Brazil 2014, talenti kolumbian James Rodriguez siguron edhe titullin e FIFA-s për golin më të bukur. 

23-vjeçari gjatë takimit me Uruguajin kontrolloi bukur me gjoks disa metra larg vijës së zonës së rreptësisë dhe më pas goditi fuqishëm me të majtën.

Topi u përplas në traversë e më pas përfundoi në rrjetë. Ky gol konkuroi së bashku me golin “fluturues” të holandezit Van Persie.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/