Mandati i Lefterije Lleshit në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është në prag të përfundimit dhe tashmë janë bërë zyrtarë emrat e kandidatëve për këtë post.

Lefterije Lleshi do të kandidojë sërish për të mbajtur postin e KQZ-së. Veç saj janë edhe 5 kandidatë të tjerë.

Njëri prej tyre ëshë Denar Biba, aktualisht nënkryetar i KQZ, ndërsa emrat e tjerë janë Koli Bele, Anton Lleshaj, Rovena Ndoj dhe Iva Nova.