Njoftimi se finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit do të hapej nga këngëtarja shqiptare e ndërkombëtarizuar tashmë, Era Istrefi, na bëri krenarë të gjithëve.
Por këngëtarja nga Kosova nuk është e vetmja shqiptare që do këndojë në stadiumin e Luzhnikit në Moskë.
Arilena Ara, një tjetër zë potent në tregun muzikor shqiptar, që prej kohësh ka depërtuar në tregun rus me këngën e famshme 'Nëntori', ka zbuluar në një postim në Instagram se do performojë në finalen e madhe të Francë-Kroaci më 15 korrik.





