5 mars 2015 – Luis Suarez po kthehet në formën e tij më të mirë duke u bërë një ndër lojtarët kyç te Barcelona. Ai pritet të jetë sërish titullar këtë fundjavë ku do të veshë ndoshta këpucët më speciale që janë parë ndonjëherë në fushat e futbollit. Ish-sulmuesi i Liverpool-it do të mbajë veshur modelin më të fundit të Adidas F50-ës "There will be haters", të quajtur "Dashuri/Urrejte". Këpucët, janë frymëzuar nga disa tatuazhe, do të vishen në fundjavë në ndeshjen e La Ligas kundër Rayo Vallecanos.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





