Ka hyrë në ditën e gjashtë protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. Protestuesit kaluan një tjetër natë në çadrën e protestës, të pagëzuar me emrin ‘tenda e lirisë’.

Në orën 10:20 kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së i janë bashkuar protestuesve te çadra, të cilët kanë një kërkesë të pakthyeshme: Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.

Ndërsa Kuvendi do të mbajë sot seancën plenare, kreu i PD-së Basha deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se grupi parlamentar i PD-së do zhvillojë seancën plenare në tendë me qytetarët.

Ai ftoi të gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit t’i bashkohen Parlamenti të ri shqiptar, me përjashtim të 19 deputetëve me rekorde kriminale. Basha tha se “ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti”.