21 shtator 2015 – Ka pasur thashetheme të shumta se Luana Vjollca nuk do të ishte më në ekranin e Top Channel-it, por moderatorja ka vendosur t’i hedhë poshtë të gjithë zërat duke konfirmuar se vazhdon ende të jetë pjesë e këtij tij.
Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Luana ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se së shpejti rikthehet programi i të dielave “Pa limit”.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me aktorët protagonistë si dhe me autorin e programit. “Pa limit, së shpejti”, shkruan ish-vajza e motit.
/portali DurresLajm/