Në ditët e para të muajit shtator ka nisur edhe sezoni i ri televiziv. Një ndër lëvizjet më të diskutuara ishte ajo e Marina Vjollës, nga Top Channel në Tv Klan.
Pas largimit të Marinës, shumë menduan se edhe e motra, Luana do të largohej nga TCH por burime nga ”WHO” bëjnë me dije se e shtuna në Top Channel i është rezervuar pikërisht Luanës, me një show të drejtuar nga ajo. Ndërkohë i njëjti program do t’i jepej Adi Krastës, por pas largimit të tij nga Top Channel dhe pozicionimit si drejtues i festivalit të fundvitit në RTSH, ky lloj formati iu besua biondes simpatike.
Moderatorja së fundmi ka drejtuar emisionin “Pa Limit” i cili si duket nuk do të vazhdojë më.